<big>K</big>ickshaw pranon elementët XML dhe emrat e atributeve, vlerat e atributeve dhe përmbajtjen e lidhur me këta elementë:

<tt><b>Element:</b>			<b>Emrat e atributeve:</b>
menu           		id, label, icon, execute
separator      		label
item           		label, icon
↳action        		name
 ↳prompt       		<i>i paaplikueshëm</i>
 ↳command      		<i>i paaplikueshëm</i>
 ↳startupnotify		<i>i paaplikueshëm</i>
  ↳enabled     		<i>i paaplikueshëm</i>
  ↳icon        		<i>i paaplikueshëm</i>
  ↳name        		<i>i paaplikueshëm</i>
  ↳wmclass     		<i>i paaplikueshëm</i>

					<b>Vlerat e atributeve:</b>
action         		Execute, Exit, Reconfigure,
               		Restart, SessionLogout

					<b>Përmbajtja:</b>
enabled        		yes, no</tt>

ID-të e menysë që përbëhen nga vargje të zbrazëta janë të vlefshme, por si çdo ID tjetër e menysë, ato mund të paraqiten vetëm një herë në një meny.

— — —

Menytë në vijim janë të barabarta dhe të dyja janë të pranueshme nga Openbox dhe Kickshaw.

<tt><b>(1)</b> &lt;openbox_menu&gt;

      &lt;menu id="menu1" label="Menu1"&gt;
        &lt;item label="item"/&gt;
      &lt;/menu&gt;

      &lt;menu id="root-menu"&gt;
        &lt;menu id="menu1"/&gt;
      &lt;/menu&gt;

    &lt;/openbox_menu&gt;</tt>

<tt><b>(2)</b> &lt;openbox_menu&gt;

      &lt;menu id="root-menu"&gt;
        &lt;menu id="menu1" label="Menu1"&gt;
          &lt;item label="item"/&gt;
        &lt;/menu&gt;
      &lt;/menu&gt;

    &lt;/openbox_menu&gt;</tt>

Një meny gjithmonë shfaqet brenda Kickshaw ashtu siç do të dukej në Openbox, kështu që varianta e dytë e dy shembujve është më afër një qasjeje «Shiko se çfarë merr» (WYSIWYG). Në anën tjetër, në raste të menyve të mëdha, kjo mund ta bëjë një skedar të menysë disi konfuz. Për këtë arsye, sipas parazgjedhjes Kickshaw gjithmonë e ruan menynë në formatin e përmendur më parë (kjo mund të ndryshohet nëpërmjet opsioneve). Kur ruhet një skedar, programi përdor tab për dhëmbëzimin sipas parazgjedhjes, por për leximin e skedarit, nëse këto dhëmbëzime janë bërë me hapësira ose tab është e parëndësishme, siç është edhe çfarëdo hapësire e bardhë.

— — —

Një meny mund të përmbajë atribute të menysë që janë kundërshtuese, si në shembullin e mëposhtëm

<tt>&lt;openbox_menu&gt;

  &lt;menu id="menu1" label="outside" icon="out.jpg" execute="out" /&gt;

  &lt;menu id="root-menu"&gt;
    &lt;menu id="menu1" label="inside" icon="in.jpg" execute="in" /&gt;
  &lt;/menu&gt;

&lt;/openbox_menu&gt;</tt>

Në këtë rast, Kickshaw ndjek shembullin e Openbox dhe tregon vlerën e atributit të «icon» nga brenda menysë rrënjë, ndërsa tregon vlerat e atributit të «label» dhe «execute» nga jashtë menysë rrënjë.
